- Saturday, December 13, 2008, 9:40
- Intervista
- 84 lexime
Vrapon 7 km që në 6 të mëngjesit, pastaj shkon në studion muzikore ku përgatit këngë të reja në gjuhën angleze për albumin e ri dhe të parin, ...
Full story
- Saturday, December 13, 2008, 9:18
- Intervista
- 130 lexime
Do të jetë surprizë për të gjithë sepse këtë herë ajo vjen ndryshe.Vjen nën një rrymë që pak kush në Shqipëri e ka eksperimentuar dhe kjo falë një bashkëpunimi me grupin Sunrise me solist të talentuarin Gent Bushpepën. Bëhet fjalë për këngëtaren ...
Full story
- Sunday, October 5, 2008, 11:08
- Aktualitet, Spektakel
- 141 lexime
Drejtuesit kanë menduar që për të qenë të sigurt në një sukses tashmë të provuar, të rikthejnë personazhet e dikurshëm, që i kishin munguar sezonit të kaluar si Ponja apo Ramadani. Ajo që është përfolur si veçanti e këtij spektakli është se aktorët e njohur, luajnë personazhet e vjetër me të cilët janë identifikuar tashmë,por dhe karaktere të rinj.
Sallë amfiteatri, që të jepidenë e një qyteti antik, do të jetë skena që do të shohim të dielën, në spektaklin e parë “Portokalli” të humorit për këtë sezon, që transmetohet të dielën në ekranin e “Top Channel”. Ndërsa publiku do të jetë i ulur shumë pranë aktorëve, kjo e menduar për të krijuar intimitet, ashtu siç mund të shijohet teatri i vërtetë që nuk ka nevojë për distancë. Aktorët kanë vënë në dispozicion fantazinë dhe dellin krijues për të ardhur rishtas me pjesët e shkruara nga ata vetë. Pasi i kanë testuar pjesët me familjen, shoqërinë dhe kolegët, natyrisht që presin me emocion, derisa të marrin aprovimin e publikut, nëse kanë goditur në shenjë apo jo. Rezultati që kërkohet? Sa më shumë të qeshura. Drejtuesit e kësaj kabareje, teatrit të vetëm të humorit deri tani, janë treguar të rezervuar për surprizat e këtij spektakli, por ajo, që kemi mundur të zbulojmë është që do të jetë spektakli ku s’mund të bëhen parashikime, përsa i përket show-ut që krijon alternimi i skeçeve me hyrjen e personazheve të rinj, rikthimit të personazheve të vjetër, dhe imitimeve të personazheve vip, që dihet pëlqehen shumë. Janë gjashtë aktorë të rinj, që do të njohim këtë sezon, tre prej të cilave janë femra, dy që trajtojnë me humor problemet e shkollave dhe ato familjare. Disa nga aktorët vijnë nga Prishtina, ndërsa do t’u lihet vend numrave të imitimit.
Full story
- Sunday, August 31, 2008, 15:33
- Aktualitet
- 81 lexime
Leteratures i eshte shtuar nje gjuhe tjeter e ngjashme me anglishten! “LAIF IS NAU”
Full story
- Sunday, August 31, 2008, 15:29
- Aktualitet
- 115 lexime
Nje lope duke u munduar te laje rrobat! Mesazh i Rendesishem: mos i hidhni mbeturinat ne ambjent!
Full story
- Sunday, August 24, 2008, 14:18
- Intervista, Muzike Shqiptare
- 163 lexime

Ka kaluar një verë me xhirime dhe udhëtime nga Tirana drejt në Maqedonisë e Ulqinit, ndërsa e ka komentuar këtë përiudhë “si momentin e saj më të mirë në muzikë dhe në formën fizike”. Këngëtarja vlonjate, Poni që sapo ka nisur lançimin e klipit “Hopa, hopa”, po punon për hedhjen në treg të dy klipeve të tjerë njëri pas tjetrit. Këto ditë të nxehta gushti, ajo do të vazhdojë xhirimet edhe në Ulqin, për t’i përfunduar vetëm në fund të muajit. Prej një periudhe të shkurtër flitej se këngëtarja vlonjate ishte “zhdukur” nga ekrani, për t’iu përkushtuar skenave të koncerteve në Shqipëri dhe jashtë vendit. Në fakt, vetë këngëtarja ka pohuar, se ky ka qenë një moment perfekt për t’iu përkushtuar këngës, ndërkohë që po punon për xhirimet e klipeve të reja me muzikë. Kënga “Hopa, hopa”, kompozuar nga Edi Balili, u realizua nga regjisori me famë në Maqedoni, Aleksandër, i cili solli imazhin e një nuseje të bukur shqiptare, që martohej në manastir. Ndërkohë, duket se këngëtarja vlonjate, ka hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga turbo-folku, për t’iu përkushtuar tani e tutje muzikës tradicionale shqiptare.
Full story