Archive for the ‘Spektakel’ Category

Page 2 of 6«12345»...Last »

Soni Malaj dhe Flori Mumajesi perseri bashke me nje kenge dashurie

Soni Malaj dhe Flori Mumajesi perseri bashke me nje kenge dashurie
Në Festivalin e RTSH-së konkurojnë me këngën më të bukur të lidhjes së tyre të dashurisë “Fluturimi 3470” ishte kënga, që i bëri të shfaqeshin si dueti më romantik i nëntorit të kaluar në “Kënga Magjike”. Ishte koha kur çifti më i përfolur i vitit, Soni Malaj dhe Flori Mumajesi ndiheshin në kulmin e dashurisë për njëri-tjetrit. Tani që janë ndarë mbase u duhet të bëjnë bujë, dhe të godasin me kujtimet dhe nostalgjinë e asaj lidhjeje, që nuk zgjati pak. Vetë Soni Malaj “ka pohuar se ata do të konkurojnë së bashku me këtë këngë në Festivalin e RTSH-së. Sipas Sonit, “kënga është një dëshmi e lidhjes së tyre në momentet më të mira, është shumë e ndier dhe që e kishin ruajtur për një moment tjetër. Dhe ja momenti erdhi! Kjo këngë ritmike, dhe e realizuar nga Flori në kulmin e lidhje së tyre, do t’i bashkojë sërish ata të dy, kësaj here për konkurim, në dhjetor në festivalin që e çon fituesin në Eurovizion. Full story

Zbulohet Rozi Radi me Gjinin e Portokallis

Zbulohet Rozi Radi me Gjinin e Portokallis
Që Rozana Radi këto kohë është singël dhe në kërkim të dashurisë, ky tashmë është një fakt që të gjithë e dimë. Por si dhe ku e kërkon këtë dashuri, kjo mbetej për t’u mësuar. Prandaj dhe paparaci ynë gjatë gjithë kohës ka qenë i vëmendshëm ndaj lëvizjeve të këngëtares dhe aktores shumë simpatike Rozana Radi. Dhe natyrisht kjo punë ka dhënë edhe frytet e saj, pasi kemi arritur të zbulojmë disa detaje interesante, të cilat mund të na afrojnë me të vërtetën. Pak ditë më parë, në një nga pubet e njohura të Tiranës, Rozana Radi është parë në shoqërinë e njërit prej aktorëve më të spikatur të “Portokalli”, i cili fitoi shumë famë me rolin e Gjinit. Në fillim kur të dy u panë duke biseduar edhe duke pirë nga një gotë, askush nuk dyshoi se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se një miqësi.   Full story

Ciljeta vishet me fustanet e Amit

Ciljeta vishet me fustanet e Amit
Ajo i provon të gjitha, që nga veshjet sportive, klasike, ekstravagante. Por në skenë kohët e fundit vishet vetëm me fustane seriozë. Garderoba skenike e Çiljetës është gjithë shkëlqim dhe ngjyra, sepse ajo fustanet skenikë i vesh me shijen e Amit të “Portokalli”. Janë të gjithë fustanet, që Ami dhe Ermali, i blejnë në dyqane të ndryshme nëpër Evropë, për biznesin e tyre “Ami special event’s”. E kjo mund të konsiderohet si një moment kthese për imazhin skenik të Çiljetës, e cila u ka rënë të gjithëve në sy, pasi tashmë fustanet e saj janë gjithnjë në fund të këmbëve. Është konsideruar si vajza interesante, sepse beson te Kur’ani, është “sexy girl” dhe aspiron të bëhet politikane. Por në look-un e saj ajo eksperimenton shumë dhe me flokët, të cilat nga brune, të kuqe, tashmë i ka të verdha. Pavarësisht ndryshimit të ngjyrës së flokëve, ky është një moment maturimi për këngëtaren seksi, e cila pohon se kjo është periudha më e artë e jetës së saj, ndërsa është gati të kurorëzojë lidhjen e saj me Romeon, nisur para tre vitesh në  plazhin e Sarandës. Full story

"Portokalli", edicioni i ri!

"Portokalli", edicioni i ri!
Drejtuesit kanë menduar që për të qenë të sigurt në një sukses tashmë të provuar, të rikthejnë personazhet e dikurshëm, që i kishin munguar sezonit të kaluar si Ponja apo Ramadani. Ajo që është përfolur si veçanti e këtij spektakli është se aktorët e njohur, luajnë personazhet e vjetër me të cilët janë identifikuar tashmë,por dhe karaktere të rinj. Sallë amfiteatri, që të jepidenë e një qyteti antik, do të jetë skena që do të shohim të dielën, në spektaklin e parë “Portokalli” të humorit për këtë sezon, që transmetohet të dielën në ekranin e “Top Channel”. Ndërsa publiku do të jetë i ulur shumë pranë aktorëve, kjo e menduar për të krijuar intimitet, ashtu siç mund të shijohet teatri i vërtetë që nuk ka nevojë për distancë. Aktorët kanë vënë në dispozicion fantazinë dhe dellin krijues për të ardhur rishtas me pjesët e shkruara nga ata vetë. Pasi i kanë testuar pjesët me familjen, shoqërinë dhe kolegët, natyrisht që presin me emocion, derisa të marrin aprovimin e publikut, nëse kanë goditur në shenjë apo jo. Rezultati që kërkohet? Sa më shumë të qeshura. Drejtuesit e kësaj kabareje, teatrit të vetëm të humorit deri tani, janë treguar të rezervuar për surprizat e këtij spektakli, por ajo, që kemi mundur të zbulojmë është që do të jetë spektakli ku s’mund të bëhen parashikime, përsa i përket show-ut që krijon alternimi i skeçeve me hyrjen e personazheve të rinj, rikthimit të personazheve të vjetër, dhe imitimeve të personazheve vip, që dihet pëlqehen shumë. Janë gjashtë aktorë të rinj, që do të njohim këtë sezon, tre prej të cilave janë femra, dy që trajtojnë me humor problemet e shkollave dhe ato familjare. Disa nga aktorët vijnë nga Prishtina, ndërsa do t’u lihet vend numrave të imitimit.   Full story

Olsi i BIG BROTHER

Olsi i BIG BROTHER
Bashkëjetesa me Noçen, darkat me Lusin dhe netët me Enkin e "Kafazit"   Full story

Historia ime e dashurise dhe planet per te qene ne politikë

Historia ime e dashurise dhe planet per te qene ne politikë
  Nuk i beson gjithmonë rastësisë së goglave të fatit, pasi në jetë ecën me plane. Iva Mera, vajza e aktorit Behar Mera në momentin e saj më të mirë rrëfen daljen e re në ekran në tetor, dashurinë që po jeton dhe ambicjen për të qenë e vetmja analiste femër e çështjeve politike. Iva, tashmë jeni identifikuar si prezantuese e “Nacional Bingo” në TV Klan. Kur do të jetë dalja juaj e re? Spektakli nis në Tetor në “Tv Klan”. Do të jetë një spektakël me format të ndryshuar pasi do të rinovohet formati dhe dote shtohen elementët spektakolarë. Shohim që keni ndryshuar ngjyrën e flokëve, madje keni shkurtuar gjatësinë e tyre. Ky do të jetë look-u juaj i ri? Jo, do të prezantohem dhe këtë herë më flokë të gjata, por jo më bjonde. Ngjyra ime e flokëve tani e tutje do të jetë çokollatë. Veshja juaj si do të jetë? Veshja do të jetë klasike, edhe pse unë adhuroj xhinset, dhe në përditshërinë time vishem vetëm me atlete. I keni hyrë mirë televizionit, ç’bëhet me pasionin tuaj të parë atë të modeles?   Full story
Page 2 of 6«12345»...Last »
Copyright © 2009 Blog.Lirenti.com. All rights reserved.
Powered by WordPress.org, Custom Theme and ComFi.com Calling Card Company.