Archive for the ‘Spektakel’ Category

Page 3 of 6«12345»...Last »

Marina - E vërteta e historisë time me futbollistin Muzaka

Marina - E vërteta e historisë time me futbollistin Muzaka
Ai m’i dërgoi lulet, pasi bazuar në skenar, unë pohova në emision që në Shqipëri kemi një Cristiano Ronaldo, ai është Gjergj Muzaka. Dhe ai në shenjë falënderimi, më dërgoi para emisionit atë tufë me lule. Një tufë shumë e bukur dhe një veprim shumë i gjetur nga ana e tij. KLOTILDA HARKA Marina Vjollca, “zbutësja” e “Proçesit sportiv” tregon paskuintat e një emisioni ku dominojnë meshkujt, jetën që bën si 18-vjeçare në karrierë dhe të vërtetën e njohjes me Gjergj Muzakën: Prezantuese e një emisioni sportiv me shumë personazhe. I keni hyrë seriozisht sportit? Tani në fakt jam në kontakt të vazhdueshëm me sportistë dhe njerëz të artit. Dhe them se kam ende shumë për të mësuar rreth sportit. Në këtë prezantim unë jam vajza, që zbus atmosferën mashkullore. Unë merrem me pjesën drejtuese që s’ka shumë lidhje me sportin, e përgjithësisht janë pyetje jashtë tij. Për shembull cila mund të jetë një pyetje e juaja? Një pyetje e imja, mund t’i drejtohet një sportisti se si ai bën jetën e natës, pasi dihet që sportistët duhet të respektojnë regjimin. Tashmë ju doni s’doni po identifikoheni si “Marina e sportit”. Si i keni pasur marrëdhëniet më parë me sportin? Shumë të këqija, nuk ndiqja kurrë sport, por taniqë kam hyrë në botën e tij kuptoj që qështë një botë shumë interesante. Ju është dashur shumë punë për të kuptuar çfarë ndodh? Më është dashur dhe më duhet akoma shumë punë. Mësoj përditë. Cila është përshtypja që ju lënë sportistët, duke qenë se takon çdo të hënë sportistë të ndryshëm? Them se janë intelektualë, në ndryshim nga ajo që kisha dëgjuar që sportistët janë pa nivel. Pas njohjes nga afër në studio si sillen sportistët me ju? Përballeni me interesimin e tyre? Interesim ndoshta jo, por dashamirësi. Gjergj Muzaka, mesfushori 24-vjeçar i Partizanit ju dërgoi një tufë lule në “Top Channel”, ndoshta kjo  nuk ishte thjesht dashamirësi? Full story

Artemisa Ozaj - Ardit Gjebrea me propozoi te jem partnerja e tij

Artemisa Ozaj - Ardit Gjebrea me propozoi te jem partnerja e tij
Tashme të gjithë e dinë. Rikthehet në ekran Arditi, por kësaj radhe me një program maratonë, rreth 7 orë, i titulluar “E diela shqiptare”. Në intervista të ndryshme kemi mundur të zbulojmë disa detaje nga ky program dhe në fakt mezi po e presim. Organizatorët premtojnë një “Domenica in” shqiptare, e cila nuk do t’i lërë asgjë mangut asaj italiane. Por nëse Ardit Gjebrea ka qenë aq bujar sa të na zbulojë shumëçka nga programi i tij më i ri, është treguar edhe shumë “koprac”, duke na e mbajtur të fshehur gjatë vajzën që do ta kishte në krah në prezantimin e këtij programi. Në fakt si një njohës i mirë i botës së show biznesit, Arditi e di se nuk tregohen të gjitha dhe menjëherë, pasi publikut i duhen zbuluar të fshehtat një nga një për të mos humbur kurioziteti. Gjatë gjithë kësaj kohe ne kishim një pikëpyetje: Cila mund të ishte ajo vajzë që ia kishte mbushur mendjen për të ndarë me të këtë eksperiencë televizive? Dhe ja ku e zbuluam se Arditi nuk paska bërë shumë kërkime apo audicione për ta gjetur partneren e tij, pasi atë e ka fare pranë, madje pjesë të stafit të tij të punës prej katër vitesh. Dhe në këtë përzgjedhje të tij, mesa duket ai nuk do të provojë stërmundimin e të krijuarit të një personazhi televiziv nga e para, pasi Artemisa Ozaj, vajza e zgjedhur prej tij, ka patur një eksperiencë të mëparshme para kamerave. Në fakt ajo nis të merret me televizion që e vogël, duke prezantuar një program për fëmijë ku ndaheshin edhe dhurata. Më pas në të njëjtin ekran, në “Shijak tv” tashmë më e rritur, ajo prezanton programin muzikor 100% shqip. Artemisa duket se nuk e ka menduar asnjëherë se si do  të jetë e ardhmja e saj në ekran. Thjesht e ka konsideruar atë një argëtim fëmijëror e më pas një trill adoleshence. E si mund t’i shkonte mendja që një ditë ajo do të ishte në ekran përkrah të famshmit Gjebrea?! JETA PRIVATE E ARTEMISËS Full story

Foto te Miss Shqiperia Nudo

Foto te Miss Shqiperia Nudo
Pozon topless, e nuk është aspak kundër rrymës. Historia e Lorena Çikës, modeles 20-vjeçare nga Tirana, që ka thyer tabutë për bashkëmoshataret e saj. Është imazhi i vajzës së trishtuar të kopertinave në Itali, dhe di të ruajë sekretet e linjave ideale. Full story

“Big Brother”, 1000 euro për person për të shkuar në Kosovë

“Big Brother”, 1000 euro për person për të shkuar në Kosovë
Tani ata janë të famshëm dhe si të gjithë njerëzit e famshëm, kanë edhe një çmim. Një mijë euro për person i kanë ofruar menaxherët për të qenë prezent në disa disko në Kosovë. Tashmë dashuria që ka publiku kosovar për ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother” u konfirmua gjatë udhëtimit të tyre të parë në Kosovë kur Besarta Full story

Aurela Gaçe, këngë të re nga Ardit Gjebrea dhe pushime në Budva

Aurela Gaçe, këngë të re nga Ardit Gjebrea dhe pushime në Budva
Eshtë kthyer sërish në Tiranë. Këtë herë me flokë të prera shkurt në ngjyrë të kuqe dhe sërish elegante. Por më e rëndësishmja me një këngë të sapo përfunduar nga kompozitori i njohur Ardit Gjebrea. Pas qëndrimit për pak ditë ajo do të niset në Budva për të bërë pushimet me prindërit, dhe me motrën më të vogël, me të cilën jetojnë bashkë në Amerikë. Por tani jo vetëm pushime, pasi të shohësh Aurelën tani në rrugët e Tiranës, nuk përbën më ndonjë çudi. Pas një qëndrimi të gjatë prej gjashtë vitesh në Amerikë, ajo deklaroi se  tani e tutje, ardhjet e saj në Shqipëri do të bëheshin mëse të zakonshme. Tani që vjen dhe për punë dhe për Full story

Madalena vjen ne Tirane, Arbri ne konfuzion

Madalena vjen ne Tirane, Arbri ne konfuzion
Del me Besartën rregullisht. Por momentin që të gjithë kujtonin se Madalena i kishte thënë “Adio!”, paparaci e fotografon këto ditë, me vajzën italiane ndërsa pinte kafe në një nga lokalet e Tiranës. E në një nga ditët e tij bosh shihet nëpër Tiranë, me një vajzë krejtësisht të panjohur. Arbri i “Big Brother”, duket se po gjendet mes tri zjarreve. Fitoi “Big Brother” por mesa duket humbi     Full story
Page 3 of 6«12345»...Last »
Copyright © 2009 Blog.Lirenti.com. All rights reserved.
Powered by WordPress.org, Custom Theme and ComFi.com Calling Card Company.