- Sunday, September 21, 2008, 10:53
- Spektakel, Sport
- 238 lexime

Ai m’i dërgoi lulet, pasi bazuar në skenar, unë pohova në emision që në Shqipëri kemi një Cristiano Ronaldo, ai është Gjergj Muzaka. Dhe ai në shenjë falënderimi, më dërgoi para emisionit atë tufë me lule. Një tufë shumë e bukur dhe një veprim shumë i gjetur nga ana e tij. KLOTILDA HARKA Marina Vjollca, “zbutësja” e “Proçesit sportiv” tregon paskuintat e një emisioni ku dominojnë meshkujt, jetën që bën si 18-vjeçare në karrierë dhe të vërtetën e njohjes me Gjergj Muzakën: Prezantuese e një emisioni sportiv me shumë personazhe. I keni hyrë seriozisht sportit? Tani në fakt jam në kontakt të vazhdueshëm me sportistë dhe njerëz të artit. Dhe them se kam ende shumë për të mësuar rreth sportit. Në këtë prezantim unë jam vajza, që zbus atmosferën mashkullore. Unë merrem me pjesën drejtuese që s’ka shumë lidhje me sportin, e përgjithësisht janë pyetje jashtë tij. Për shembull cila mund të jetë një pyetje e juaja? Një pyetje e imja, mund t’i drejtohet një sportisti se si ai bën jetën e natës, pasi dihet që sportistët duhet të respektojnë regjimin. Tashmë ju doni s’doni po identifikoheni si “Marina e sportit”. Si i keni pasur marrëdhëniet më parë me sportin? Shumë të këqija, nuk ndiqja kurrë sport, por taniqë kam hyrë në botën e tij kuptoj që qështë një botë shumë interesante. Ju është dashur shumë punë për të kuptuar çfarë ndodh? Më është dashur dhe më duhet akoma shumë punë. Mësoj përditë. Cila është përshtypja që ju lënë sportistët, duke qenë se takon çdo të hënë sportistë të ndryshëm? Them se janë intelektualë, në ndryshim nga ajo që kisha dëgjuar që sportistët janë pa nivel. Pas njohjes nga afër në studio si sillen sportistët me ju? Përballeni me interesimin e tyre? Interesim ndoshta jo, por dashamirësi.
Gjergj Muzaka, mesfushori 24-vjeçar i Partizanit ju dërgoi një tufë lule në “Top Channel”, ndoshta kjo nuk ishte thjesht dashamirësi?
Full story
- Saturday, July 5, 2008, 14:57
- Sport, Thashetheme
- 335 lexime
Nuk e ndërron me asnjë. I pëlqen fizikisht, dhe kur mendon muskujt e tij, e barkun fibër?! “Do hiqja dorë nga gjithçka për të takuar fizikisht Cannavaron”, ka pohuar Zajmina. Por e sugjestionuar vetëm nga ekrani, siç duket ëndërron ca si shumë, për të qenë pse jo, të paktën vetëm 5 minuta me të e jo më shumë.
Full story
- Monday, June 23, 2008, 12:18
- Aktualitet, Sport
- 82 lexime
Parrulla "ironike" e nje shqiptari ne stadiumin ku luante Italia ndeshjen per Euro 2008
Full story