ARITA FEJZULLAI Modelja shqiptare 20- vjeçare, super e pasur

ARITA FEJZULLAI Modelja shqiptare 20- vjeçare, super e pasur

Vrapon 7 km që në 6 të mëngjesit, pastaj shkon në studion muzikore ku përgatit këngë të reja në gjuhën angleze për albumin e ri dhe të parin, që titullohet “Dashuri e parë” (Frist LOVE). Tekstet i shkruan vetë, melodinë e bën Charli dhe Ray Key, por profesioni i parë i saj është ai i modeles. Së fundi ka hapur agjencinë e modës “Arita model’s”. Ajo është zgjedhur Miss Skandinavia 2008, por është shqiptare. Në intervistë ajo tregon se ndjehet krenare për origjinën e saj si dhe e ka shijuar shumë eksperiencën si pjesmarrëse në “Miss Shqipëri 2008”.

ARITA FEJZULLAI Modelja shqiptare 20

Ditëlindja – 02.12.88
Horoskopi – shigjetar
Gjatësia – 1,75
Pesha – 50
Përmasat – xs-small
Nr.I. Garderobes -36
Nr.I. Këpuceve – 40
Ngjyra e flokëve -bjonde
Ngjyra e syve – grurë
Shkollimi – farmaciste e diplomuar – në studime të psikologjisë
Hobi – moda, muzika, fitnesi
Sporti – fitnes, gym, yoga
Muzika – r&b, pop, balada
Këngëtari/ja – Alban
Skënderaj, të huaj ka plot Jay Sean, Beyonce, Gwen Stefani,
Shkrimtari – Ismail Kadare
Filmi – White chiks
Aktori – Më i mirë dhe më i talentuar shqiptar Blerim Destani
Personi më i dashur -Familja dhe i dashuri
Vesi – Mbaj telefonin me vete gjithmonë
Personaliteti – E drejtë, ta them para syve jo mbrapa shpine, e qetë, thjesht jam vetja Dëshira – Që të bashkohen Kosova, Shqipëria, Maqedonia siç ka qenë më herët e ka pasur emrin Ilirida.

Adelina Ismajli shpallet këngëtarja më e mirë për 2008

image

Në qytetin e Gjakovës është mbajtur festivali i 5-të iRadiove Kosovare, ”RADIO FEST 2008”. Ky festival kishte karakter garues. Në të gjitha radiot e Kosovës garuan për 3 çmimet e para në të dy kategoritë, atë të ”radio reportazhit” dhe të ”radio reklamës” më të mirë. Një ardhje e re në këtë  festival ka qenë dhe zgjedhja e këngëtarit dhe këngës më të mirë të vitit. Për këtë kanë votuar dëgjuesit, të cilët kanë dhënë preferencat e tyre.

Ja renditja:

5. ALBAN SKENDERAJ
4. TINGULLI 3-NT
3. GENTA ISMAILI
2. NORA ISTREFI
1. ADELINA ISMAILI.

Adelina Ismaili ka fituar çmimin e parë për kengëtaren e viti të shpallur nga radiot shqiptare, ndërkaq kënga e 2008-shit është vlerësuar ajo e Tunes, me titull "Inati"

Panorama Plus

Valentina, motra seksi e Gjyste Vulës sfidon

Valentina, motra seksi e Gjyste Vulës sfidon

Me profesion këngëtare por jo shumë e njohur në trojet shqiptare, ajo jeton në Amerikë dhe atje kënaq publikun shqiptar me këngë shqipe. Valentina Dedvukaj, është me origjinë nga Mali i zi por edhe motra e këngëtares tashmë të njohur të estrades Gjyste Vulaj. Këto ditë ajo ka realizuar një set me fotografi ku mundohet te nxjerrë në pah hiret e saj femërore. Ajo njihet ndryshe si një nga motrat më ekstravagance dhe këtë fakt e tregon më së miri edhe kjo foto të cilën ne kemi zgjedhur për të ilustruar lajmin.

Panorama Plus